Shkolla e mesme Rocha Peihoto

Në Praça Luís de camões, në qytetin Povoa de Varzim, në veri të Portugalisë gjendet shkolla e mesme Roha Peihoto (http://www.esrpeixoto.edu.pt/).

Ajo është institucion shtetëror për arsimimin e të rinjve (dhe atyre pak më të moshuar) të bashkësisë nga komunat përreth. Nga fillimi është përcaktuar qëllimi për sigurimin e trajnimit të mirë profesional të industrisë dhe veprimtarive shërbyese.

Së pari është ndërtuar në vitin 1892 dhe mbetet në të njëjtin vend ku ka qenë, prapëseprapë modernizimi i kapaciteteve filloi në fund të vitit shkollor 2007/2008, çka na mundësoi të shfrytëzojmë një hapësirë më të madhe shkollore (13 500 m2) që përfshinë ndërtesa të reja dhe të vjetra, përfshirë edhe ndërtesën e strukturave udhëheqëse dhe pavijonit për sporte që është njëri prej më të mirëve në qytet. Ky renovim mundësoi rritjen e kapacitetit për akomodim që do të thotë vend për 10 klasë të reja.

Për momentin, Escola Secundária de Rocha Peixoto, ka gjithsejtë 1663 nxënës dhe 200 mësimdhënës dhe anëtarë të personelit. Shkolla ka klasa nga e 7-ta e deri te e 12-ta përfshirë edhe kurset e përgjithshme dhe gjithashtu edhe kurset profesionale. Shkolla përbëhet prej:

  • 1 amfiteatër
  • 2 salla
  • 1 bibliotekë
  • 1 terren me bari artificial
  • 1 qendër studimore
  • 1 qendër trajnuese
  • 1 qendër për kualifikime profesionale (CQEP)
  • 1 zyre për psikolog
  • 1 zyre për përkrahje arsimore
  • 1 laboratori biologjike
  • 1 laboratori elektro-teknike
  • 1 laboratori për fizikë
  • 1 laboratori për gjeologji
  • 4 laboratori kompjuterike
  • 1 laboratori për matematikë
  • 1 laboratori për kimi
  • 2 laboratori për më tepër shërbime
  • 1 punëtori elektro-teknike
  • 1 punëtori mekanike
  • 1 pavijon
  • 1 bazent
  • 31 klasë
  • 1 hapësirë për vizatim teknik
  • 3 hapësira për arsimim vizual
  • 2 hapësira për shprehje
  • 1 hapësirë për robotikë
  • 1 hapësirë joformale për IKT
  • 1 hapësirë për shërbimin administrativ dhe personelin

 

Ku ishte Shkolla e mesme “Roça Peihoto” (Kontroll)

Në vitin 1997 “Roça Peihoto” kishte vetëm 3 IKT klasë të pajisura me 8 kompjuter dhe printer Shkolla e shqyrtoi rëndësinë e erës digjitale dhe arriti që me sukses ta modernizojë dhe përsos shkollën që prej atëherë e deri më tani. Me mirëmbajtje dhe investim të vazhdueshëm, shkolla arriti që ta përsos inventarin e vet. Në vitin 2015 ajo përfshinë pajisje: IKT laboratori, IKT klasë, IKT zyre. Të gjitha ndërtesat shkollore kanë qasje në internet (ose me kabllo ose pa tel). Shkolla çdo ditë i shfrytëzon platformat Moodle dhe RochaDoc për të lehtësuar qarkullimin e të dhënave ndërmjet tërë bashkësisë. Sot, softueri kryesor që shfrytëzohet është si vijon:

    1. Programi për regjistrimin e pranisë/mungesës së nxënësve, kontrolli klasave, vlerësimet etj.
    2. windows 7 Professional
    3. Microsoft Office 2010
    4. Visual studio 2010
    5. Avast
    6. Foxit Read
    7. Gimp
    8. Inkscape
    9. Audacity
    10. Softuer për menaxhim (SAGE)

Shkolla gjithashtu ka përpiluar RTE ekipe (Plan teknologjik në arsim – projekt i përgatitur në vitin 2009 nga ana e Ministrisë së Arsimit, që është parapërcaktuar për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin teknologjik të shkollave shtetërore).

Nga vlerësimet e marra, është konkluduar si vijon:

Interneti

Shkolla ka internet gjithëpërfshirës, qasje çdo kund në shkollë, rrjet kabllor në ndërtesë.

Mirëmbajtja e IT pajisjes

Mirëmbajtja realizohet në bazë të rregullt dhe të organizuar Mësimdhënësit e IKT si dhe nxënësit janë përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjes.

Softuer i licencuar

I tërë softueri i instaluar në sallën kompjuterike është i licencuar dhe në tërësi i azhurnuar.

Zhvillimi profesional i IKT

Shumica e mësimdhënësve kanë ndjekur një trajnim të certifikuar për IKT, edhe pse një pjesë e kësaj është realizuar edhe para disa viteve. Ajo është realizuar përmes një përzierje të takimeve të aktivëve të lëndëve, ndihmës joformale nga kolegët. Shkolla ka investuar në disa trajnime për të ndihmuar mësimdhënësit të zhvillojnë shkathtësitë themelore.

Arsimimi digjital i mësimdhënësve

Të gjithë mësimdhënësit kanë theksuar se janë të aftë për të shfrytëzuar kompjuterët personal për tu qasur në internet dhe e-postë, për të kryer përpunimet themelore në word dhe për të futur rezultatet e nxënësve në fund të çdo gjysmë vjetori.

Shfrytëzimi i IKT në procesin e mësimdhënies

Pjesa më e madhe e mësimdhënësve shpesh kanë shfrytëzuar IKT si mjet për ligjërim dhe mësim.

Vetëdija për IKT

Pjesa më e madhe e mësimdhënësve kanë aftësitë themelore për IKT dhe arrijnë që shpesh të shfrytëzojnë to gjatë orëve.

Vetëdija për IKT

Pjesa më e madhe e personelit i pranojnë përfitimet e shfrytëzimit të IKT në mësimdhënie dhe procesin mësimor.

Ueb-faqja e shkollës

Shkolla ka një ueb faqe bukur mirë të organizuar dhe platforma Мoodle and RochaDoc

 

Ku dëshiron të arrij Shkolla e mesme “Roça Peihoto” (Prioritetet)

Shkolla insiston të mbetet një prej shkollave lider dhe të zhvilluara në vend, të bëhet mirë e njohur me kapacitetet e saja kualitative, kurset e ndryshme që i ofron gjithashtu me risitë në mësim.

Në lidhje me këtë, prioritetet e planifikuara për shkollën janë:

  1. inkurajimi i nxënësve dhe mësimdhënësve për të shfrytëzuar platformat e ndryshme të IKT për të motivuar nxënësit dhe për të përmirësuar metodologjitë mësimore.
  2. Të ruhet aktiviteti i nxënësve me qëllim që ta të ruhen larg mënyrave të dëmshme dhe të pasuksesshme për jetesë, në mënyrë që tu ofrohen aktivitete të ndryshme jashtë mësimore.
  3. Realizimi i tërë administratës së orës dhe klasës on-line si dhe eliminimit të dokumentacionit të shkruar.
  4. Përmirësimi i rezultateve akademike.
  5. Krijimi i sigurisë së përhershme dhe masave të sigurisë në shkollë.
  6. Për shkak të kërkesave të mëdha, inkurajimin e avancimit të rezultateve te mësimdhënësit dhe nxënësit.

Si planifikon që Shkolla e mesme “Roha Peihoto” të arrij deri aty (Qëllimet)

Drejtori Albertino Kadile nga Escola Secundária de Rocha Peixoto ka implementuar një sistem ku mësimdhënësit nga çdo lëndë duhet të takohen dhe të propozojnë ide dhe projekte për përmirësimin e programit të tyre mësimor. Me këtë, ata lirshëm mund të propozojnë projekte të drejtorisë së shkollës ku duhet patjetër të arsyetohet me arsye për investimet, përparësitë nga e njëjta, shpenzimet etj. Më pas, me udhëheqësin do të takohet dhe do të vendos se cilat investime janë të vlefshme dhe si mund të marrin investime për të. Ka insistim të përhershëm të shkollës për të modernizuar kapacitetet, në mënyrë që të posedohen sa më shumë që mundet, platforma të avancuara të IKT për të afruar përmbajtjen shkencore deri te tregu aktual i fuqisë punëtore. Investime në makina të reja nëpër punëtoritë, licenca për prodhime si Solidworks, CIMCO, Powermill, AutoCad si dhe një insistim gjithnjë e më të madh të shkollës për të përmirësuar më tepër kualitetin e tyre arsimor.

Shkolla konstatoi se përmes IKT do të arrihen shkathtësi më të mira për mësim dhe mësimdhënie, andaj plani është që të mbeten të informuar për fondet e mundshme evropiane ose nacionale që janë në dispozicion për të aplikuar për financim, prapëseprapë, shkolla e din se mbështetja vetëm në mjete të jashtme do të jetë shkak për vonesën e projekteve për zhvillimin e shkollës, andaj kur orët përfundojnë i huazojnë klasat, terrenin artificial për futboll dhe pishinën për komunitetin për çmime pak më të ultë se ato të institucioneve private që ofrojnë shërbime të këtilla.

Gjithashtu, mësimdhënësit do të marrin trajnime për çdo mjet të IKT që nevojitet për punën e tyre dhe shkolla gjithashtu ka teknik të IKT që mirëmbajnë të gjithë serverët e shkollës dhe do tu ndihmojnë mësimdhënësve me problemet e IKT.

Çfarë bëri Shkolla e mesme “Roka Peihoto” (Detyrat)

Në vitin shkollor 2007/2008, ESRP filloi me renovimin dhe zgjerimin e ndërtesës shkollore duke e bërë më moderne dhe më të madhe. Me këtë ndryshim të madh, gjithashtu ka ekzistuar një projekt për përmirësimin e IKT mjeteve. Në këtë mënyrë, të gjitha klasat u pajisën me tabela interaktive, u instaluan moodle dhe rochadocs për tu eliminuar fletoret dhe për tu inkurajuar shfrytëzimi i më tepër mjeteve të IKT nëpër klasa. Mësimdhënësit kishin trajnime të IKT për shfrytëzimin adekuat të këtyre investimeve të reja të IKT. Shkolla gjithashtu ka implementuar një sistem IKT për shkollën ku gjithçka realizohet me kartelë personale të nxënësit ose personelit. Mund të paguani ushqim, pije, fotokopje, edhe për materiale tjera të shpenzuara me kartelën tuaj të nxënësit, me të cilën mund të paguhet nëpër disa terminale të caktuara në shkollë. Kjo ju mundëson prindërve që të kontrollojnë se për çfarë shpenzojnë fëmijët e tyre dhe njëkohësisht i bën shërbimet në shkollë më të shpejta dhe me kualitet të lartë. Kartela gjithashtu mundëson që nxënësit të hyjnë dhe dalin nga shkolla dhe aty prindërit të vendosin nëse fëmija i tyre mund të dalë nga shkolla gjatë ditës dhe nëse nuk është lejuar, roja e shkollës do të shoh dritën e kuqe dhe do ta urdhërojë nxënësin që të kthehet në klasë. Ajo është gjithashtu një mënyrë për të rritur sigurinë e nxënësve dhe personelit, në mënyrë që do të pengohen persona nga jashtë të futen në hapësirat e shkollës.

Pasi që Roka Pehoto është shkollë teknike profesionale dhe për këtë është shumë me rëndësi që sferat teknike si për shembull mekanika që shfrytëzohet te CNC, të mbeten të azhurnuara dhe nxënësit të mësohen se si të shfrytëzojnë programet më të reja. Shkolla ka lidhur marrëveshje me kompanitë softuerike për të shitur licenca për softuer më lirë se sa çmimet e tjera të zakonshme. (Ata kanë licenca për programet si:) Powermill, Solidworks, AutoCad и CIMCO).

Çfarë arriti Shkolla e mesme “Roka Peihoto” (kontrolli 2)

Me të gjitha përmirësimet dhe ndryshimet, në IKT, të gjithë nxënësit mundet që lirshëm të shfrytëzojnë platformat e IKT dhe të dijnë se si ta bëjnë atë (ata i dorëzojnë detyrat e tyre, marrin materiale për mësim dhe komunikojnë me mësimdhënësit në bazë të rregullt) duke shfrytëzuar platformën moodle dhe të tjerat; pjesa më e madhe e mësimdhënësve dinë të shfrytëzojnë tabela interaktive dhe softuer të lidhur rregullisht dhe me tërë shkollën të udhëhiqet dhe administrohet në mënyrë on-line (kontrollet, prania/mungesa e nxënësve, komunikimi me prindërit etj.)

Escola Secundária gjithashtu kishte Vlerësim të jashtëm në vitin 2013/2014 dhe shkolla është krenare për atë se është lëvduar për përkushtimin dhe punët e saja që i ka realizuar dhe ka arritur që të përparojë në të gjitha sferat e vlerësimit – Rezultate, dhënien e shërbimeve arsimore dhe lider në menaxhim - rejting SHUMË I MIRË. Në këtë kontekst ne përkushtohemi në rëndësinë e përfshirjes së secilit, përfshirë edhe propozimet për planit të përmirësimit të shkollës tonë (për këtë qëllim i ftojmë të gjithë që ta plotësojnë listën adekuate të propozimeve dhe ta dorëzojnë në kutinë votuese për këtë qëllim).

Çka është e radhës?

Për të vazhduar me sistemin kualitativ të arsimimit në shkollë, Escola Secundária de Rocha Peixoto ka për qëllim që të vazhdojë me investime në IKT mjetet për të vazhduar me motivimin e nxënësve për të mësuar më tepër dhe njëkohësisht të kontribuojë në uljen e largimit të nxënësve.
Shkolla planifikon që të vazhdojë me përsosjen dhe investimet në softuer në bazë të rregullt me qëllim të sigurimit të nxënësve me mjete të domosdoshme për të qenë profesionist të shkëlqyer dhe mirë të trajnuar.
Gjithashtu planifikohet të organizohen më tepër trajnime për mësimdhënësit për tu trajnuar se si të shfrytëzojnë softuerin e ri më të avancuar dhe si ta ligjërojnë atë te nxënësit.