Shkolla e mesme Dobri Daskallov

Procesi mësimor mbahet në ndërtësën e re dykatëshe ku mbahet edhe mësimi teorik dhe praktik. Në shkoll ekzistojnë më shum se 10 klasa të pajisura me kopmjuter për secilin nxënës dhe internet, si dhe laboratore për informatik, biologji, kimi, fizik dhe vizatiom, të gjitha të pajisura me kompjuter dhe material teknike. Ekziston dhoma të caktuara me kompjuter, DVD, Televizor, LCD projector, pijano që përdoret për prezentime të ndryshme, mësim, takime dhe manifestime lukturore dhe arsimore.

Shkolla ka 66 të punësuar – mësues, puntor professional, administrat dhe personel. Të gjith punëtorët kanë arsimim adekuat sa i përket ligjit dhe regullave për realizimin e procesit të arsimit pedagogjik. Gjithashtu në shkollën e mesme ‘’Dobri Daskalov’’ ka 851 nxënës, 325 meshkuj dhe 526 femra, të ndara në 28 klasa.

 

Ku ishte shkolla e mesme ‘’Dobri Daskalov’’? (shqyrtim)

Para vitit 2000, shkolla e mesme ‘’Dobri Daskalov’’ nga Kavardari, ishte e pajisur me 22 kompjuter, nga të cilat 17 ishin në klasa për informatik dhe 5 ishin të vëndosura për përdorimin e administratës. Në at periudhë, shkolla nuk kishte laptop dhe LCD projector.

Shkolla kishte akces në kompjuter vetëm në orët e shkencave kompjuterike dhe programeve të gjuhës.

Me projektet GOPA-BET II (2003), ‘’Kompjuter për cdo fëmij’’ (2008) dhe trajnimi për mësues për përdorimin e TIK në mësim, shkolla e riti pajisjen me pajisje të TIK si dhe numrin e mësuesve që ishin në gjendje ta përdorin në mësim.

Sot shkolla ka më shum klasa që janë me pajisje TIK, me internet stabil, LCD projector, dhe mësues që në kontinuitet e përdorin TIK në mësim.

U paraqit edhe nevoja për të menduar përdorimi më i mirë i përdorimit që është krijuar, ashtu që, Direktori së bashku me koordinatorin e TIK, duke parë drejtimet e Ministrisë së arsimit në Republikën e Maqedonisë në mësim. Nga evolucioni që është bërë është konlkuduar kjo:

Internet

Shkolla ka lidhje të ndarë në të gjithë objektin me lidhje LAN

Mirëmbajtja e pjisjeve TIK

Mirëmbajtja bëhet sipas nevojës, pa marëvedhje për mirëmbajtje. Firma private është organizuar për tu përballur me problemet që ndodhin gjat procesit.

Softvear i licencuar

Gjith softveri që ishte i instaluar në kompjuter është i licencuar por është e nevojshme azhurimi i të njejtës.

TIK – zhvillimi professional në kontinuitet

Shumica e mësuesve janë të pajisur me certifikatë profesionale për TIK, edhe pse disa prej tyre e kan bërë edhe më herët. Trajnimi është i realizuar përmes kombinimit me organizata dhe koleg.

Trajnim për mësues

Të gjith mësuesit indikojnë se kanë aftësi të përdorin kompjuter personal që të kenë qasje në internet dhe të dërgojnë e-mail, të nxjerin përfundime nga tekste si dhe fusin rezultatet e nxënësve nga secili test.

Përdorimi i tik në procesin arsimor

Disa mësues shpesh përdorin TIK si mjet për mësim. Shumica e tyre përdorin TIK si resurse mësimi vetëm në disa raste. Pakica e mësuesve nuk e përdorin TIK në mësim.

TIK aftësi

Shumica e mësuesve kanë aftësi të përdorimit te TIK, por shumica e tyre nuk kanë vetëbesim ose dituri për përdorimin e këtyrë aftesive për ta përvetësuar procesin e mësimit në klasa.

TIK vetëdije

Shumica e të punësuarve kanë dituri për përfitimin e përdorimit të TIK në procesin e mësimit.

Veb sajt i shkollës

Shkolla ka veb faqe që ishte e përpunuar nga mësues që është coordinator i TIK. E njejta azhurohet, por nuk përmba përmbledhje specifike në mësim.

 

Deri ku don të arij shkolla e mesme ‘’Dobri Daskallov’’? (Prioritete)

Sipas prioriteteve të dalura është formuar ekip për implementimin e TIK në mësim. Drejtori ishtë ushëheqës i ekipit bashk me profesorët të këtij drejtimi. Ekipi i udhëhequr nga plani zhvillimor i shkollës si dhe drejtimi i Ministris së arsimit duke i përforcuar prioritetet e ardhëshme të shkollës:

Nxënësit shpesh do të përdorin aktivitetet me e-mësim.

Veb sajti i shkollës do të përmbajë material të përpunuara nga ana e mësuesve dhe nxënësve dhe të njejtit do të përdoren si pjete për komunikim.

Shkolla do të krijoj dhe do të përdor përmajtje të veta digjitale.

Shkolla do të vazhdoj me sigurimin e të gjithave zonave për mësim me qasje të pajisjeve te TIK, pajisje mobil, në 5 vitet e ardhëshme.

Mësuesit duhet të pajisen me aftësi për përdorimin e teknologjisë dhe të integrojnë TIK në metodologjinë e tyre në arsim.

Të ritet vetëbesimi tek mësuesit për integrimin e TIK në përmajtjet e tyre arsimore.

Të mundësohet përmbajtje e jashtme teknike ku mësuesit do të fokusohen për integrimin e TIK në mësim se sa të meren me problem teknike, kurse kordinatori i TIK të mund të fokusohet për ndihmën e mësuesve që të integrojnë TIK në mësim se sa të mirëmbajnë pajisjet e TIK.

 

Si shkolla e mesme ‘’Dobri Daskallov’’ planifikon të arij deri aty? (Qëllimet)

Drejtori bashk me koordinatorin për zbatimin e TIK në mësim kanë vendosur qëllime dhe aktivitete që duhet të arihen ose zbatohen. Për të njejtën u diskutua në këshillin a mësuesve si dhe në shum takime tjera të ekipit. Ishin të informuar edhe prindërit. Pjesa e vendimeve i prun nga hulumtimet e nxënësve porn ë pëlqim me rekomandim të Ministris së shkencës dhe ispektoratit arsimor.
Qëllimet kryesore janë:

 

Çka bëri shkolla e mesme “Dobri Daskallov”? (Aktivitetet)

Shkolla e rriti numrin e pajisjes së IKT në dispozicion për mësimdhënësit, veçanërisht me llaptop kompjuterë dhe projektor për çdo klasë.

Shkolla publikon edhe gazetë elektronike që përmban informata dhe fotografi nga aktivitetet që zhvillohen në të gjitha orët.

Të gjithë mësimdhënësit i shfrytëzojnë rregullisht resurset adekuate gjatë orëve, që janë online.

Ekipi i e-mësimit siguron ndihmë për të punësuarit për përdorimin e tabelave elektronike, kamerave digjitale si dhe internetit. Ky ekip vazhdimisht bashkëpunon edhe me shkolla tjera lidhur me këtë problematikë dhe për përdorimin e teknologjive alternative.

Shkolla angazhon edhe përkrahje të jashtme teknike për pajisjen e IKT.

Secili seksion zbaton një projekt të definuar qartë, për zbatimin e IKT në mësimdhënie gjatë një viti, me mundësi që i njëjti të zgjerohet edhe në dy vitet e ardhshme.

Shkolla siguron trajnime të brendshme si dhe përkrahje për mësimdhënësit gjatë hulumtimeve për zbatimin e qasjeve të reja dhe mësimit duke zbatuar IKT (shkathtësitë dhe mësimet).

Shkolla e përmirësoi qasjen e internetit në tërë ndërtesën shkollore dhe siguroi rrjet dhe qasje në internet në tri klasë përmes rrjetit pa tel.

Shkolla zhvilloi ueb faqe për promovimin e IKT kulturës, ku puna e nxënësit  demonstrohet para prindërve dhe bashkësisë lokale.

Shkolla ka ekip redaktues të përbërë prej nxënësve dhe mësimdhënësve që punojnë lidhur me ueb faqen zyrtare të shkollës. Nxënësit më të ri mësojnë se si të vendosin përmbajtjet e tyre në ueb faqe.

Shkolla posedon tabelë interaktive, me qëllim që të shfrytëzohet nga ana e mësimdhënësve, përmes të cilës do të kenë mundësi që së bashku me nxënësit të realizojnë një pjesë të programit të tyre arsimor, me ndihmën e teknologjisë së informatikës dhe komunikimit.

Një anëtar i ekipit për e-mësim në shkollë e koordinon publikimin e gazetës shkollore. Disa klasë ndihmojnë në dukjen dhe përpilimin e materialit të publikuar.  Të gjithë mësimdhënësit janë të përfshirë në kontributin për përmbajtjet e reja elektronike të klasave të tyre.

Të punësuarit e shkollës, në mënyrë joformale përkrahen mes vete kur paraqiten vështirësi gjatë shfrytëzimit të IKT.

Shkolla është në proces të integrimit të projektit për e-mësim nga Erasmus+ programi dhe iOERc-klasa si dhe krijimin e platformës së mësimit on-line me qëllim të zbatimit të aktiviteteve në disa lëndë të caktuara.

Shkolla e ka implementuar LMS sistemin Moodle për e-mësim, i cili në mënyrë aktive shfrytëzohet nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve që nga viti 2011/2012. Qasja është e siguruar përmes ueb faqes shkollore www.dobridaskalov.edu.mk ose përmes linkut www.dobridaskalov.edu.mk/moodle

.

Çfarë ka arritur shkolla “Dobri Daskallov” (kontrolli 2)

Secili seksion i lëndëve i shqyrton praktikat për e-mësim, si pjesë e takimeve të rregullta të seksionit. Ekipi për redaktimin e ueb sajtit shkollor rregullisht i azhurnon përmbajtjet me risitë, informatat dhe këshillat e reja.

Përkrahja e rregullt dhe e planifikuar teknike, siguron që pajisja e IKT të jetë në dispozicion aq sa është e nevojshme pothuajse në cdo kohë. Ekziston një rritje e përmbajtjeve digjitale të zhvilluara nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësve. Nxënësit shfaqin një interes më të madh për e-mësimin që është pjesë e praktikës së shkollës.

Janë realizuar një numër i madh "joformal" i trajnimeve profesionale për zhvillimin e të punësuarve. Nivelet e besimit ndërmjet mësimdhënësve në procesin e integrimit të IKT janë rritur. IKT u bë pjesë përbërëse për planifikimin dhe përgatitjen e leksioneve nga ana e mësimdhënësve, me çka besimi i tyre u rrit dukshëm. Mësimdhënësit kanë vërejtur edhe përmirësim të standardeve të shkrimit dhe prezantimit të pjesëmarrësve në rastet kur IKT është shfrytëzuar për shkrimin e përrallave, poezisë si dhe gjatë përgatitjes së përmbajtjeve për prezantimin e shkollës në ueb faqe. Mësimdhënësit dhe nxënësit nuk e shohin IKT si shtesë, por si një mjet esencial për mësim e cila e rrit besimin për shfrytëzimin e të njëjtës.

Duke pasur një teknik të IKT në bazë të rregullt, janë mënjanuar të gjitha pengesat teknike me çka ju mundësohet mësimdhënësve që të koncentrohen në integrimin e IKT. Mësimdhënësi-koordinator për IKT shpenzon më shumë kohë për promovimin dhe përkrahjen e e-mësimit gjatë vitit shkollor, ndërsa një pjesë më të vogël e kohës edhe për zgjidhjen e problemeve teknike.  Problemet teknike që më nuk janë problem dominues, mësimdhënësi-koordinator i IKT është në mundësi që të koncentrohet për integrimin e IKT në mësimdhënie dhe ju ndihmon mësimdhënësve të tjerë që të organizojnë aktivitete për e-mësim.

Marrë në përgjithësi, rezultoi me një ndryshim gradual, por të konsiderueshëm në kulturën e IKT në shkollë. Qëllimi primar i integrimit të IKT në planin mësimor në fillim dukej se është i parealizueshëm dhe pak sa shqetësues, por me kohë, mësimdhënësit u bindën se me disa hapa të vogël praktik mund të arrihet shumë. Procesi i përpilimit të përmbajtjes së gazetës shkollore ofron shumë mundësi të reja për mësim në klasë, shumë prej tyre përfshijnë diskutime, bashkëpunim, mësim aktiv dhe kreativitet. IKT ishte pjesë përbërëse e këtij procesi. Prindërit treguan mirëkuptim më të madh si dhe vlerësim të punës së shkollës, në shumë mënyra, përfshirë edhe aktivitetet e e-mësimit.

Ndarja e resurseve/pajisjeve ndërmjet shkollave lokale ishte një bashkëpunim shumë i suksesshëm i cili do të vazhdojë edhe më tutje.  Të gjithë nxënësit në shkollë kanë llogari të tyre shfrytëzuese në sistemin e e-mësimit Moodle, në mënyrë që ata të mund të vendosin prezantimet dhe materialet e tyre dhe ti dërgojnë detyrat e tyre shtëpiake në afatin e caktuar, të krijojnë tekste të cilat vlerësohen menjëherë dhe gjithashtu mund të diskutohet nëpër forumet e krijuara sipas temave të ndryshme, në lidhje me vlerësimit programit mësimor.

  Zbatimi i mjeteve të lartpërmendura të IKT, e rrit edhe dëshirën dhe motivimin për realizimin e detyrave të përditshme nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësve.

Sot në shkollë ka më shumë klasa që janë të pajisura me pajisje të IKT, me rrjet stabil të internetit, LCD projektorë dhe mësimdhënës që vazhdimisht i shfrytëzojnë IKT gjatë mësimdhënies.

Çka është në radhë?

Klasa të reja për momentin janë në fazë të ndërtimit në kuadër të shkollës, që do të pajisen me tabela interaktive dhe me pajisje tjera bashkëkohore kompjuterike. Pas përfundimit të integrimit të projektit për e-mësim nga Erazmuz+ programi iOERc-klasë, do të fitohet qasje deri te platforma e re online përmes së cilës studentët do të kenë mundësi që të marrin pjesë në procesin mësimor. Gjithashtu, mësimdhënësit planifikojnë që të hulumtojnë metodologjitë e reja që shfrytëzohen në mësimdhënie si dhe të aplikojnë projekte të reja për bashkëpunim ndërshkollor. Ekipi për e-mësim planifikon që të zbatojë trajnime të vazhdueshme si dhe të krijojë një udhëzues për e-mësim për personat e sapo punësuar ose punësimet e përkohshme. Ekipi i e-mësimit do të hulumtojë se cilat kurse janë në dispozicion përmes qendrës lokale për arsim ose përmes internetit, me çka do të bëjë që kjo informatë të jetë në dispozicionin edhe të mësimdhënësve. Ekziston një kërkesë nga një numër i madh i mësimdhënësve në shkollë që do të dëshironin të dinë më tepër për krijimin dhe shfrytëzimin e videos digjitale. Case Study for Spain - High School “Lope de Vega“.