RREGULLAT PËR PJESËMARRJE
- Për të marrë pjesë në këtë garë duhet patjetër të jeni shkollë e mesme shtetërore/komunale ose shkollë fillore.
- Më së voni deri më 1 Qershor 2017 duhet ta plotësoni formularin në vazhdim. Për shkak se formulari përmban më tepër pjesë më së miri është që së pari ti përgjigjeni formularit në vazhdim(link) në mënyrë të shtypurë dhe më pas të dhënat ti kaloni në formularin onlajn.
- Korniza e përcakton shkallën e digjitalizimit të shkollës suaj në këto pesë kategori:
- Kultura e TIK-ut në shkollë
- Resurset dhe infrastruktura
- Integrimi i TIK-ut në planin mësimorë
- Zhvillimi i vazhdueshëm profesional
- Lidership dhe vizion
- Pas mbarimit të afatit të vetëevaluimit, ekspertë nga projekti do të vizitojnë shkollat për të cilat kanë informata se janë te digjitalizuara a më parë kanë bërë vetëevaluimin.
- 1 Korrik – shpallja e fituesve
- Fitues dhe çertifikatë për secilën kategori
- Shkollë më e digjitalizuar do të jetë ajo shkollë që do të fitoj më tepër pike nga të gjitha kategoritë.
- Një përfaqësues nga shkolla fituese do të marrë pjesë në ngjarjën përmbyllëse në Huelva, Spanjë