I.E.S Lope de Vega de Fuente ­Obejuna

I.E.S Lope De Vega de Fuente Obejuna I përfshinë nxënësit e këtij qyteti dhe 14 fshatrat e tij edhe nga qyteti I afërm Los Blaskez. Në këtë shkollë mësimin e vijojnë rreth 300 nxënës nga vendet e lartpërmendura, prej të cilëve përafërsisht rreth 505 shfrytëzojnë transportin e autobusit.

Shkolla ka 36 të punësuar – mësimdhënës, bashkëpunëtor profesional, si dhe personel administrativ dhe mësimor.  Të gjithë të punësuarit kanë arsimim adekuat sipas rregullativave ligjore për realizimin e mësimit.

Ku ishte Shkolla e mesme “Lope de Vega”? (Kontrolli)

Kolektivi Brumaria përbëhet prej mësimdhënësve të arsimimit të mesëm shtetëror që shfrytëzojnë mjete audiovizuele nëpër klasë në lëndët e tyre të ndryshme. Mikro-dokumentarët kombinojnë përfshirje të IKT në klasë dhe mësimit projektues.
Ky projekt i ka përmirësuar shkathtësitë gjuhësore, arsimimin digjital dhe mësimin e ndërlidhur si dhe autonominë dhe iniciativën personale dhe shfrytëzimin më të mirë të IKT nga shkollat dhe mësimdhënësit.

Sot, qendra ka rritur përdorimin e IKT si dhe përdorimin e më shumë pajisjeve për realizimin e projekteve të tilla, si dhe krijimit të përmbajtjeve përmes blogut dhe incizimit të videove nga ana e nxënësve.

Disa karakteristika të kësaj qendre në lidhje me shfrytëzimin e IKT në metodologjitë e tyre të realizimit të mësimit janë:

Interneti Shkolla ka internet me qasje gjithëpërfshirëse nëpër tërë shkollën, me rrjet kabllor dhe në ndërtesë.
Mirëmbajtja e pajisjes së IT Mirëmbajtja realizohet nga personeli i vetë qendrës, si dhe nga institucionet publike.
Softuer të licencuar Të gjithë mësimdhënësit kanë theksuar se janë të aftë për të shfrytëzuar kompjuterët personal, për t'u qasur në internet dhe e-postë, të kryejnë përpunim bazë në Word dhe të fusin rezultatet e nxënësve në fund të çdo gjysmë vjetori.
IKT- zhvillim i vazhdueshëm profesional Mësimdhënësit i përmirësojnë dhe njihen me risitë e shfrytëzimit të IKT si dhe të marrin pjesë në krijimin e përmbajtjes.
Trajnimi i mësimdhënësve Pjesa më e madhe e mësimdhënësve kanë aftësitë bazë të IKT, por shumë prej tyre kishin mungesë të besimit ose njohurive që të shfrytëzojnë këto shkathtësi për të përmirësuar mësimin dhe mësimdhënien në klasat e tyre.
Zbatimi i IKT në procesin mësimor Numri më i madh i personelit i kuptojnë dobitë nga shfrytëzimi i IKT në mësim dhe procesin arsimor.
Shkathtësitë IKT Për këtë projekt, u krijua një blog që azhurnohet me video të vendosura nga nxënësit gjatë kursit. Në këtë faqe janë të vendosura të gjitha projektet si dhe mënyra e zbatimit të idesë në klasë.

 

Ku dëshiron të arrij Shkolla e mesme “Lope de Vega”. (Prioritetet)

Një pre prioriteteve të këtij projekti është që nxënësit të shohin rrethin e vërtetë ku përmes arsimimit kombinohet përdorimi dhe shfrytëzimi i IKT në një projekt inovativ që do të zhvillojë shkathtësitë e tyre mbi nivelin arsimor, të punojnë se ekip, që përgjegjësia, kreativiteti dhe njohuria dhe kuptimi i jetës edhe jashtë qendrës.

Në tabelën e radhës tregohet në formë të përmbledhur secila prej tyre:

Nxënësit do të kenë mundësi që më shpesh të punojnë me aktivitete të e-mësimit.
Ueb-faqja e shkollës të ketë përmbajtje të përgatitur nga mësimdhënës dhe nxënës si dhe do të shfrytëzohet si një mjet komunikues.
Krijimi i bllokut mundësoi që çdo grup i nxënësve të mund të vendos mikro-dokumentarin e vet edhe në këtë mënyrë për çdo projekt të vlerësohet përmes nënshkrimit me rubrikat për konsensus nga ana e vetë pjesëmarrësve.
Shkolla do të punojë në drejtim të sigurimit të të gjitha sferave për mësim me qasje deri te IKT të ndryshme.
pajisje, përfshirë aparate celularë, për 5 vitet e ardhshme.
Mësimdhënësit duhet të fitojnë shkathtësi për shfrytëzimin e teknologjive dhe të integrojnë IKT në metodologjitë e tyre mësimore

 

Si planifikon që shkolla e mesme “Lope de Vega” të arrij aty (Qëllimet)

Për tu arritur qëllimet e kërkuara me këtë projekt, ishte e domosdoshme që të integrohen të gjitha aktivitetet në metodologjinë e mësimdhënies në qendër, kurse më konkretisht në aktivitetet e gjeografisë dhe historisë në qendër. Qëllimet kryesor kanë synim që të arrijnë planet e theksuara në vazhdim:

  • Të fitohet zhvillimi i nevojshëm i projektit (llaptop, video kamera, interneti dhe bllogu) IKT mjetet
  • Nxënësit duhet të kryejnë tërë procedurën e prodhimit dhe zhvillimit të mikro-dokumentarëve, me qëllim që të arrijnë të përmirësojnë shkathtësitë e tyre në rajone të ndryshme.
  • Për grupin Brumaria ka rëndësi të veçantë edhe nevoja për arsimim kualitativ publik, të liruar nga përzierja e mërzitshme dhe e vjetruar e politikës, që  mund të dalë në ballë të sfidave me të cilat ballafaqohen të rinjtë dhe të mund t'u përgjigjet dyshimeve, frikës, nevojave, ndjenjave të tyre, përmes shfrytëzimit të IKT dhe shfrytëzimit të aftësive të tyre kreative.

 

Çfarë bëri shkolla e mesme “Lope de Vega” (Detyrat)

Nga njëra anë, qendra e ka rritur numrin e pajisjes së disponueshme të IKT dhe e ka promovuar me qëllim të shfrytëzimit në fushën e arsimimit si dhe se nxënësit dhe mësimdhënësit mund ta përmirësojnë dhe të arrijnë nivele më të larta të bashkëpunimit dhe mirëqenies gjatë periudhës arsimore.

Si pjesë shtesë, qendra përmes ueb faqes së saj http://ieslopedevega.es/ informon për të gjitha praktikat e ndryshme që I realizon si dhe individët dhe aktivët që e përbëjnë qendrën. Në këtë mënyrë, prindërit dhe nxënësit që janë të interesuar mund të kërkojnë informatat e nevojshme në çfarëdo kohe.

Nga ana tjetër, projekti i mikro-dokumentarëve është një mënyrë e re për të integruar shfrytëzimi i IKT në sferën e arsimimit dhe në rritjen e përgjegjësisë dhe të procesit kreativ te nxënësit.  Pasi që ky projekt e promovon edhe bashkëpunimin ndërmjet grupeve të nxënësve që krijojnë mikro-dokumentarë të ndryshëm, kurse punën në terren e kryejnë kryesisht jashtë qendrës, për çka gjithashtu është e domosdoshme të kenë pëlqimin e përfaqësuesve ligjor (prindit ose kujdestarit) andaj kyçja e familjes është gjithashtu e rëndësisë së madhe.

Siç është cekur më lartë, projektet vendosen në blogun e krijuar për këtë qëllim http://microdocumentales.jimdo.com/, Së pari, që qasjet e avancuara inovative metodologjike si mësimi projektues, shfrytëzimi i IKT, rubrikave për vlerësim dhe puna e përbashkët. E dyta, synojmë që ta lidhim programin mësimor me jetën e përditshme, në mënyrë që përmbajtjet që mund të mësohen dhe të kuptohen të përputhen me botën rreth nesh si dhe me realitetin e nxënësve.

Çfarë ka arritur Shkolla e mesme “Lope de Vega” (Kontrolli i dytë)

Shfrytëzimi i IKT përfshinë ndryshime të shumta pozitive në këtë qendër, që deri më tani ka edhe ueb-faqen e vet me informatat themelore për këtë.

Siç është analizuar projekti, kjo është falë blogut, që ofrohet te nxënësit dhe familjet të cilët dëshirojnë që të marrin pjesë dhe të mësojnë se projekti dhe pjesëmarrja e tyre në projekt, sepse çdo grup do të zgjedhë familje për të vlerësuar projektin tuaj. Pasi që çdo grup duhet të përpilojë postim në blog me projektin tuaj dhe me harmonizimin e kërkesave dhe datën e publikimit të regjistrimit dhe përmbajtjes.  Për të gjitha këto detaje në vet blogun që është archivo.pdf me kritere për vlerësim që mund të shfrytëzohen për vlerësimin e çdo projekti. Kjo fazë ka një rëndësi më të madhe në kuptim të përqindjes së shënimeve të nxënësve në skenar, që e përfshinë tërë procesin e incizimit ku edhe paraqitet tabela me këto pjesë: sekuenca, përshkrimi i saj, lokacioni, karakteret, llojet dhe pajisja për incizim.

Projektet zgjasin katër muaj kurse video përfundimtare është kryesore me një gjatësi prej pesë deri në dhjetë minuta.  Rezultatet tregojnë se zbatimi i këtyre mjeteve të IKT në pjesët paraprake, e kombinuar me punë ekipore dhe bashkëpunim ndërmjet mësimdhënësve, nxënësve dhe familjeve, e rritë dëshirën dhe motivimin gjatë realizmit të detyrave të përditshme të mësimdhënësve dhe nxënësve.

Gjithashtu, ajo domethënë se shkolla ka më shumë klasë që janë të pajisura tërësisht me IKT pajisje, me lidhje stabile të internetit dhe mësimdhënës që në mënyrë sistematike shfrytëzojnë IKT gjatë mësimdhënies.

Çka është e radhës?

Për momentin, qendra punon me pesë programe dhe projekte në zhvillim:

  • Thellësitë e Andaluzisë
  • Shkolla planetare për paqe
  • Arsimimi i përbashkët
  • Të rinjtë mësojnë
  • Rritur në pemën tënde

Për projektin për mikro-dokumetar, mësimdhënësit konsiderojnë se këto rezultate janë shumë mahnitëse sepse përparimi i projektit është i shkëlqyeshëm.

Suksesi i këtij projekti, që arrijnë të zhvillojnë një mënyrë të re të vlerësimit të pjesëmarrësve duke kombinuar edhe shfrytëzimin e IKT me realitetin, jetën e përditshme që mund të zgjerohet edhe te aktivët e tjera të qendrës ose në qendra të tjera që kërkojnë mënyra të reja për kyçjen e nxënësve në ndodhitë aktuale, që mundohet ti sjellin nxënësit afër realitetit që ekziston jashtë qendrës si dhe në mënyrë shtesë ti rrisin dhe përmirësojnë shkathtësitë e tyre në atë mënyrë siç kërkohet nga biznesi i sotëm, në kuptim të një profili profesional të pjesëmarrësve të ardhshëm, që domethënë se nëse të njëjtat përfshihen gjatë arsimimit të nxënësve, për ta do të jetë më lehtë që në të ardhmen të përparojnë edhe në nivel profesional dhe personal.