Yusuf Kalkavan Anadolu Lisesi Mersin

Shkolla e mesme Jusuf Kalkavan në Anadoll, e që zakonisht quhet edhe Yusuf Kalkavan Anadolu Lisesi, shkurtë. Y.K.A.L, është shkollë e mesme shtetërore turke në Mersin. Ajo është njëra prej shkollave të mesme shtetërore, më konkurrente në Mersin, që dërgon më shumë nxënës në disa prej universiteteve më prestigjioze në shtet, nga shumica e shkollave shtetërore ose private në qytet. Shkolla i pranon nxënësit në bazë të suksesit të regjistrimit në shkollë të mesme në nivel shtetëror. gjuhët mësimore janë ajo turke, angleze dhe gjermane. YKAL filloi me punë në vitin 1992 në rajonin Mezitli.

Ka 950 nxënës dhe 55 mësimdhënës në këtë shkollë. Ka 30 klasë ku secila ka tabelë të mençur nga projekti Fatih. Të gjithë nxënësit nga klasa 9-të, 10-të dhe 11-të kanë tablet. Tabletët kanë lidhje interneti në shkollë. Nxënësit mund të kyçen në EBA ( http://ëëë.eba.gov.tr/ ) në çfarëdo kohe. Ata mund të fitojnë shumë lloje informatash në këtë platformë EBA. Sot, pothuajse të gjithë mësimdhënësit mundohen që ta shfrytëzojnë platformën gjatë orëve..

 

Ku ishim (Rishikim)

Shkolla filloi me punë në vitin 1992 dhe që atëherë ka shumë ndryshime në statusin digjital të shkollës. Banka botërore e përkrahu projektin për arsim fillor, që u implementua ndërmjet viteve 1998 dhe 2004, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të arsimit fillor, në mënyrë që të sigurojë laboratori kompjuterike dhe materiale arsimore për shkollën. Edhe shkolla fitoi laboratori si rezultat i këtij projekti. Kishte 22 kompjuter nëpër klasat e informatikës dhe nxënësit kishin dy orë gjatë tërë javës.

Gjatë kësaj periudhe mësimdhënësit u trajnuan për shfrytëzim bazë të kompjuterëve në arsim.

Prapëseprapë, nuk u dorëzuan mjaftë softuerë kompjuterike për shkollat; kurset konkrete që u realizuan nga trajnues të IKT ishin të kufizuara nëpër laboratorit dhe të fokusuara në shkathtësitë elementare kompjuterike. Në mënyrë shtesë, mësimdhënësit e lëndëve nuk u trajnuan se si ti integrojnë kompjuterët në mësimdhënie të lëndëve të tyre. Në këtë mënyrë, klasat e informatikës gradualisht mbylleshin nëpër të gjitha shkollat e Turqisë..

Interneti Shkolla ka një rrjet të gjerë të internetit çdo kund nëpër shkollë, me rrjet kabllor në ndërtesë
Mirëmbajtja e IT pajisjes Përkrahja teknike përfshinte edhe çështje në lidhje me kompjuterët dhe lidhjen elektrike në ndërtesë, ku shkolla kishte probleme, p.sh “Lidhja elektrike në shkollë nuk ishte e projektuar për shumë kompjuter në një hapësirë. Për këtë arsye, këto çështje ishin të pashmangshme. Si pjesë shtesë, për shkak të mos ekzistimit të lidhjes elektrike, sistemet operative në laboratori binin dhe ata nuk mundnin të gjejnë përkrahje të shpejtë teknike. Përveç kësaj, ata nuk mund ti riparonin ato sepse nuk kishin buxhet përkatës. Për këtë arsye, kompjuterët më nuk ishin funksional.
Zhvillimi profesional i IKT Gjatë këtyre viteve mësimdhënësit u trajnuan për shfrytëzim bazë të kompjuterëve në arsim. Shkolla kishe koordinator për informatikë. Varësisht nga ndryshimet vijuese të teknologjive kompjuterike, koordinatorët e informatikës rrallë ishin të ftuar për trajnime zyrtare dhe zhvillim të tyre profesional.
Arsimimi digjital i mësimdhënësve Të gjithë mësimdhënësit kanë theksuar se janë të aftë për të shfrytëzuar kompjuterët personal gjatë qasjes në internet dhe –postë, të bëjnë përpunimet elementare në word dhe të fusin rezultatet e nxënësve në fund të çdo gjysmëvjetori.
Shfrytëzimi i IKT në procesin e mësimit Shkollave ju sigurua softuer dhe video kaseta, si mjete shtesë për harduer në klasat e IKT. Numri më i madh i mësimdhënësve i shfrytëzojnë klasat për IKT një ose dy herë në javë.
IKT shkathtësitë Pjesa më e madhe e mësimdhënësve kanë IKT shkathtësi bazë, por shumë prej tyre ju mungonte siguri ose njohuri për të shfrytëzuar këto aftësi dhe për të përmirësuar mësimin dhe mësimdhënien në klasat e tyre.
IKT vetëdija Pjesa më e madhe e personelit i njohin përfitimet e shfrytëzimit të IKT në mësimdhënie dhe procesin e mësimit. Ata marrin pjesë në të gjitha kurset e trajnimit profesional të mësimdhënësve.
ueb faqja e shkollës Shkolla ka krijuar një ueb faqe elementare, të zhvilluar nga mësimdhënësi dhe koordinatori i IKT, e cila rregullisht azhurnohet por nuk përmban materiale konkrete për mësim dhe ligjërim.

 

Ku duam të jemi (Prioritetet)

Më pas në vitin 2010, Turqia filloi njërin prej projekteve më të mëdha për arsimim teknologjik: Projekti Fatih. Sejcilit nxënës duhet t’i jepet një tablet kompjuter dhe u instaluan tabela interaktvie në secilën klasë. U zbulua se dhënia e tablet kompjuterëve për mësimdhënësit dhe nxënësit me përdorim të kufizuar të internetit brenda shkollës dhe mospasja e lidhjes së internetit jashtë shkollës e zvogëlon interesimin për shfrytëzimin e këtyre tablet kompjuterëve, por nxënësit mund të qasen në EBA në shkollë dhe jashtë shkollës në çfarëdo kohe. Ajo është ueb platformë e organizuar nga MoNe dhe ne dëshirojmë që të aftësojmë mësimdhënësit për të shfrytëzuar softuerin e nevojshëm për të mund që vetë të përgatisin përmbajtjen adekuate si kompatibile me teknologjitë e siguruara.

Si duam që të arim te qëllimi (Qellimi)

Të gjithë mësimdhënësit në shkollë morën pjesë në programet e trajnimit të mësimdhënësve të organizuara nga MoNe. Ata kishin njohuri të ndryshme (aftësi teknologjike, aspekti i integrimi i teknologjisë arsimore, moshës dhe lëndëve të ndryshme) por pothuajse të gjitha ato e kanë pasur të njëjtin trajnim.

Cka kemi bërë (Aktivitete)

Rritja e sasisë së pajisjeve të IKT në dispozicion, sidomos llaptopë dhe projektor për çdo klasë. Ne i inkurajojmë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit në mënyrë aktive të shfrytëzojnë platformën EBA. http://www.eba.gov.tr/ Eba është platformë e organizuar nga MoNe. Ajo është njëra prej rezultateve të projektit Fatih. Në Eba mund të gjenden shumë resurse, dokumentar, video, informata, e-libra, e-magazina... Nxënësit mund të gjejnë përmbajtje për e-kurs dhe vetë të testohen.

Cka aritëm (Rishikimi i dytë)

Është caktuar ekipi redaktues i ueb-faqes së shkollës, ueb faqja azhurnohet rregullisht dhe përmban informata dhe këshilla. Nxënësit tregojnë interes më të madh kur e-mësimi është pjesë e punës së shkollës. Niveli i besimit të mësimdhënësve në integrimin e IKT është i rritur. Mësimdhënësit janë të trajnuar se si të shfrytëzojnë teknologjitë që i kanë të siguruara në kuadër të FATIH projektit si plotësim i marrjes së përkrahjes teknike dhe shërbimeve tjera të ndryshme. Prapëseprapë, çështja kyçe për implementimin e procesit në mënyrë adekuate është se mësimdhënësit dhe nxënësit patjetër duhet të besojnë në përfitimet potenciale të shfrytëzimit të tablet kompjuterëve dhe tabelave interaktive. Për këtë arsye, ekziston nevoja që mësimdhënësit dhe nxënësit të marrin pjesë në projekt dhe të tregojnë se çfarë kontributi do tu japin teknologjitë e siguruara për këtë projekt, gjatë procesit të mësimit dhe ligjërimit përmes demonstrimit të shembujve të studiuara dhe modeleve. Do të konkludohet se ekziston një rritje e konsideruar e interesimit dhe sjelljeve të mësimdhënësve dhe nxënësve për shfrytëzimin dhe përfitimet e teknologjisë që nga fillimi i pilot projektit. Njëra prej rezultateve pozitive të projektit është rritja e komunikimit dhe bashkëpunimit, veçanërisht për çështjet teknike ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve. Me integrimin e tabelës interaktive në arsim, jo të gjithë, por një pjese e madhe e klasave fituan leksione më të përshtatshme audiovizuele si një prej dobive më të rëndësishme konstruktive të projektit. Prapëseprapë, vështirë është të thuhet ajo në lidhje me shfrytëzimin e tablet kompjuterëve në klasë sepse ka brengosje në lidhje me ndikimin negativ të tablet kompjuterëve në disa raste..

Cka vijon?

Planifikimi dhe zbatimi i studimeve afatgjate lidhur me efektet e teknologjive arsimore për arritjet e nxënësve. Zvogëlimi i numrit të nxënësve nëpër klasë për të fituar shfrytëzim më efektiv i teknologjive të siguruara.