Takimi në Esposende

Data e Takimit: Ejnte-Premte, 28, 29 Prill
Koha e Takimit: 
17:00 (Ejnte), 09:00 (Premte)
Kohëzgjatja e Takimit: 8 orë
Vendi: Esposende, Portugal
Pjesëmarrës: 7

Qëllimi kryesor i takimit drejtues të M2 në Esposende ishte monitorimi i projektit. Qëllimet e takimit ishin: - Të prezantojë projektin për ndërtimin e materialit të trajnimit për aktivitetin e projektit C1 - Të paraqesë studimin e hulumtimit - Të vendosë kriteret e përzgjedhjes së pjesëmarrësve të trajnimit për aktivitetin e projektit C1.

Të gjitha aktivitetet e kaluara dhe të ardhëshme të projektit u diskutuan në detaje. Cilat janë aktivitetet e ardhshme, kush do të punojnë në to gjithashtu janë zgjidhur datat e duhura. Të gjithë partnerët ranë dakord mbi orarin dhe axhendën e përgjithshme të takimit të tretë ndërkombëtar.

Më në fund u diskutuan hapat e ardhshëm për zhvillimin e projektit dhe u vendos që të ketë disa takime online përpara takimit të ardhshëm të M3 dhe trajnimi i stafit të përbashkët C1, të planifikuara për në 24-30 Tetor 2016 në El Rompido të Spanjës. Qëllimi i këtij takimi online është të analizojë punën e bërë nga të gjithë partnerët e përfshirë në kët projekt që duhet të përfundojë deri më 24 tetor 2016.